Blind Taste| Java 2| Punata 2, receta Sufle spinaqi

2016-04-26 16

Sufle spinaqi
1. Lajmë spinaqin mirë
2. E presim jo shumë hollë në mënyrë të njëtrajtshme
3. E shtypim në një enë me pak kripë që të nxjerrë ujin e tepërt
4. Presim gjysmë qepe imët, 2 thelbinj hudhër, 3 deri 5 fije pançetë.
5. Me të njëjtën rradhe i kaverdisim në tenxhere të nxehtë me pak vaj ulliri deri sa të marrë ngjyrë të florinjtë.
6. Shtojmë spinaqin dhe e përziejmë mirë për 5 deri 6 minuta
7. Në një enë kemi përzierë 120 ml pana me 2 kokrra vezë të cilat i hedhim në tenxheren ku është spinaqi.
8. E përziejmë deri sa të përftojmë një masë të njëtrajtshme për vetëm 1 minutë mbi zjarr.
9. Shtojmë piper të zi (kokërr të prerë), djathë të bardhë në kubikë
10. E vendosim në një tavë duke i shtuar grana padano të grirë dhe spec të grirë pluhur.
11. E pjekim për 5 deri 7 minuta në furrë në temperaturë 160 deri 170 gradë celcius.

Free Traffic Exchange